Në komunën e Skenderajt është raportuar për një vjedhje, ku persona të panjohur janë futur në një shkollë fillore dhe kanë vjedhur 18 radiatorë.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë. Me urdhër te prokurorit iniciohet rasti si më lartë dhe mbetet duke u hetuar”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.