Në Zveçan raportohet se persona të panjohur kanë sulmuar policinë me shok-bomba.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur dy mjete shpërthyese – shok bomba afër njësitit policor të cilët kanë qenë duke qëndruar në pikë statike. Si pasoj e shpërthimit nuk ka pasur ndonjë person të lënduar apo shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.