Një mjet shpërthyer është hedhur në terasën e një kafiterie në Ranillug, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur natën e 5 gushtit, rreth orës 22:45.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se hedhja e mjetit shpërthyer është bërë nga persona ende të panjohur, ndërkaq pronari i kësaj kafiterie ndodhet momentalisht jashtë vendit.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.