Një rast i vjedhjes është raportuar nga një person në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të datës 6 janar, në fshatin Babush të Ferizajit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të panjohur kanë depërtuar në zyren e tij dhe kanë vjedhur një revole me 50 fishekë dhe 1500 euro.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/