Një xhami është grabitur në Ferizaj nga disa persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të datës 17 janar, saktësisht rreth orës 05:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se ankuesi kosovar që e ka raportuar rastin, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur dy kasaforta me para në vlerë dyzetë (40) €.
Rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/