Një person ka deklaruar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.
Rasti sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Lipjan, transmeton Fol Drejt.
Në raport theksohet:
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”./FolDrejt/