Një rast i cilësuar nga Policia e Kosovës si “vjedhje e rëndë”, ka ndodhur në Banjë të Istogut.
Viktima femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë realizuar vjedhje, transmeton Fol Drejt.
Ata kanë vjedhur një pistoletë, stoli ari, një llaptop, tre telefona celular dhe para të gatshme. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/