Më datën 17 të këtij muaji në vendin tonë do të mbahen Zgjedhjet Lokale.
Deri atëherë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon përgatitjet e duhura.
Së fundmi, KQZ përmes një Ri-tenderi ka bërë me dije se do t’ua mundësojë votimin personalisht edhe personave të verbër, shkruan IndeksOnline, përcjell FolDrejt.com.
Për ri-tenderin “Krijimi i mundësive që votuesit e verbër të votojnë personalisht në zgjedhjet lokale 2021”, fillimisht janë ndarë 33 000,00 euro.
Ndërkohë që sipas njoftimit, ky ri-tender i është dhënë operatorit ekonomik SH.N.V, për 32 658,00 euro.