Mërgimtarëve që po udhëtojnë nga Kosova për në shtetet e jashtme iu kërkohet testi negativ i Covid-19 edhe nëse janë të vaksinuar, edhe pse thuhej se nëse jeni të vaksinuar nuk do kërkohet testi, raporton FolDrejt.com.
Për udhëtimet hyrëse duhet të paraqitet një çertifikatë dixhitale COVID, ose një dëshmi e krahasueshme e vaksinimit në formë dixhitale. Ajo duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
- Të dhënat personale të të vaksinuarit (së paku emri, mbiemri dhe datëlindja),
- Data e vaksinimit dhe numri i vaksinave,
- Emërtimi i vaksinës,
- Emërtimi i sëmundjes kundër të cilës është marrë vaksina,
- Emri dhe adresa e personit/institucionit pergjegjës për dhënien e vaksinës, si dhe
- Vërtetimi në formë të shkruar, ose elektronike me një nënshkrim të kualifikuar elektronik, ose një vulë të kualifikuar elektronike të personit përgjegjës për dhënien e vaksinës; nëse për arsye administrative praktike një gjë e tillë nuk është e mundur, atëherë lëshimi i dëshmisë nga ana e personit/institucionit përgjegjës duhet të bëhet në mënyrë përkatëse me ç’rast dokumenti duhet të ketë të dukshme veçanërisht vulën dhe simbolet shtetërore.
Këto ishin rregullat që duhej të respektohen, megjithëse në Aeroportin e Prishtinës nuk po bëhet një gjë e tillë.
Nëse do të udhëtoni dhe jeni të vaksinuar sigurohuni që të keni edhe testin negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.