Në qytetin e Ferizajt me datën 04.05.2022 në ora 14:00 është raportuar një rast i cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Raportohet se viktima mashkull kosovar u sulmua nga një i panjohur dhe pas këtij sulmi ai ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Për rastin nuk dihet më shumë, ndërsa të arrestuar nuk ka, transmeton Fol Drejt.
“Me 05.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.