Një person që jetonte vetëm në një banesë në Prizren, është gjendur i vdekur.
Banorët e njoftuan policinë, pasi që nuk e kishin parë për tre ditë fqinjin e tyre, si dhe nga banesa e tij kundërmonte erë.
Pasi njësitet relevante dolën në vendin e ngjarjes, ata hynë në banesë duke thyer derën e hyrjes, ku më pas hasën në trupin e viktimës, ku edhe konstatua vdekja e tij.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.