Pedro Castillo, kandidat i majtë, fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 6 qershor në Peru.
Sipas të dhënave më të fundit të lëshuara nga Zyra Kombëtare e Proceseve Zgjedhore (ONPE), në raundin e dytë të zgjedhjeve, ku garuan dy kandidatët që morën më shumë vota në raundin e parë më 11 prill, kandidati i majtë i Partisë së Lirë të Perusë, Castillo, mori 8.804.439 vota, ose 50,19 për qind.
Sipas rezultateve paraprake, nga 100 për qind të votave të numëruara, kandidatja e krahut të djathtë e Partisë së Forcës Popullore, Keiko Fujimori, u radhit e dyta me 8.735.472 vota, ose 49,80 për qind.
Në rezultatet e para të shpallura nga ONPE, Fujimori fillimisht u radhit e para me 52,46 për qind të votave, por Castillo arriti ta kalonte atë me një diferencë të vogël me përfshirjen e kutive të votimit të hapura në zonat rurale në sistem.
Edhe pse nuk është ende e qartë se kur do të shpallen rezultatet zyrtare, mbështetësit e Castillo-s filluan festimet duke deklaruar fitoren, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com