Parlamenti peruan e ka shpallur të padëshirueshëm presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, duke përmendur si arsye “ndërhyrjen në punët e brendshme të Perusë” dhe thellimin e mosmarrëveshjes diplomatike në rajon, raportoi Reuters.
Kështu Obrador u bë i dyti “persona non grata” në Peru nga liderët aktualë të Amerikës Latine, pasi deputetët e parlamentit kishin shpallur më parë të padëshirueshëm edhe presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, përcjell Fol Drejt.
Kongresi i majtë i Perusë e miratoi deklaratën me një votim 65-40 ndërsa Obrador e quajti Presidenten Dina Boluarte një “uzurpator” të paligjshëm pasi paraardhësi i saj, Pedro Castillo, u rrëzua vitin e kaluar./FolDrejt/