I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot paradite masakrën e Poklekut, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se kujtimi për jetët që u sakrifikuan për lirinë tonë, na bënë të përulemi:
“Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë!
Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.”
Haradinaj ia ka kujtuar opinionit vendor e ndërkombëtar se edhe pas më tepër se dy dekadave, askush nga ekzekutorët nuk i është ndëshkuar nga drejtësia.
Ky është statusi i tij i plotë:
Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë!
Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.
Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!