Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Përurohet një shkollë e re në Krushë të Madhe, merr pjesë edhe Kryeministri Kurti

Përurohet Shkolla e re në Krushë të Madhe, Kryeministri Kurti: Arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, sot mori pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe, e që përkon me Ditën e shkollës, transmeton Fol Drejt.

Duke e konsideruar këtë si festë të dyfishtë, kryeministri Kurti tha se në Krushën e Madhe, të dhembjes së madhe, sot po na bashkon gëzimi. Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, tha kryeministri Kurti.

Para të pranishmëve, ai u shpreh se është i nderuar të ndaj me ta lumturinë e hapjes së shkollës së re, që është edhe një dëshmi e vendosmërisë së tyre të palëkundur, për të rindërtuar jetën, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe. Në këtë vend që pa shumë shkatërrim, sot po hapim dyert e një ndërtese të re shkollore.

Ai vlerësoi se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë, siç shtoi ai, janë siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla.

Më tej, kryeministri Kurti tha se me Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, e cila është miratuar në Qeveri parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin”, tha kryeministri.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5000 m², me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për parafillor me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasa e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Mirë se ju gjej këtu në Krushën e Madhe në një ditë të bukur me diell për një ngjarje tejet të rëndësishme për brezin aktual të fëmijëve, të prindërve, por edhe për ata të cilët do të vijnë pas nesh. Në këtë vend që është i madh jo vetëm pse e ka emrin e tillë, por për shkak se e ka kontributin e tillë, e ku natyrisht që duhet veçuar dy personalitete të shquara të çështjes sonë kombëtare, Bajram Currin e Ukshin Hotin.

E nderuara Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci,
I nderuari Kryetar i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi,
I nderuari drejtor i shkollës, Rrezart Veseli,

I dashuri Andin Hoti,

I nderuari Selami Hoti, kryetar i fshatit Krushë e Madhe dhe të nderuar drejtorë të Komunës,

Asamblistë të Kuvendit Komunal,

Motra, vëllezër,

Zonja dhe zotërinj
Mësimdhënës e prindër
Të dashur nxënës,
Shumë të dashur banorë të Krushës së Madhe,

Mirë se ju gjej edhe njëherë në këtë festë të dyfishtë. Në festën e Ditës së Shkollës dhe të përurimit të shkollës së re në Krushën e Madhe të dhembjes së madhe, sot po na bashkon gëzimi. Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë.

Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve.

Unë jam shumë i nderuar që ndaj me ju lumturinë e hapjes së kësaj shkolle të re, që është edhe një dëshmi e vendosmërisë suaj të palëkundur, për ta rindërtuar jetën, për ta ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe. Në këtë vend i cili ka pa shumë shkatërrim e shumë vuajtje ka përjetuar në të gjitha epokat sot po hapim dyert e një ndërtese të re shkollore.

Në këtë objekt të ri, me sipërfaqe prej rreth 5000 m², ju presin 23 klasa mësimi, 2 dhoma për parafillor me hyrje të veçantë, laboratori, biblioteka, dhoma e leximit dhe klasa e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor. Tani këto klasa presin të mbushen me fëmijë, me kureshtjen për dituri, zellin për punë dhe ëndrrat për të ardhmen.

Brenda këtyre mureve mësuesit do t’i udhëheqin dhe frymëzojnë nxënësit në rrugën e dijes dhe të të kuptuarit, duke përforcuar vlerat e të mësuarit, respektit dhe solidaritetit. Duhet kultivuar një mjedis ku inkurajohet kreativiteti dhe nxitet mendimi kritik. Fëmijët, teksa mësojnë dhe zgjerojnë mendjet e tyre, do të mësojnë edhe vlerën e punës së përbashkët dhe frymës së bashkimit që shtrihet përtej dyerve të shkollës.

Bukuria nuk qëndron vetëm në strukturat fizike dhe në arkitekturën e kësaj shkolle që po e shohim këtu, por edhe në ndikimin e thellë që ky institucion do të ketë në jetën e fëmijëve të fshatit dhe më gjerë. Shkollimi shtron rrugë të mundësive të pafundme, për zhvillim individual, formësimin e së ardhmes personale por edhe asaj të përbashkët, duke kontribuar në komunitet e shoqëri. Andaj dita e sotme është festë për fuqinë e arsimit për të transformuar jetët dhe për të hedhur themelet për një të ardhme të begatë.

Andaj le ta vlerësojmë këtë çast pikëtakim të së bukurës me përparimin, privilegjit me përgjegjësinë e pamasë për të siguruar që kjo shkollë të jetë e suksesshme, që nxënësit e saj të edukohen e të arsimohen, në mënyrë që t ‘i realizojnë ëndrrat e tyre.

Fuqia transformuese e arsimit është e pamatshme dhe është detyra jonë, përgjegjësia jonë, të sigurojmë që çdo fëmijë të ketë arsimim cilësor. Arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen. Për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë kemi siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla.

Me Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, të cilën e kemi miratuar në Qeveri parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit. Sepse jo vetëm për edukimin dhe personalitetin por edhe për arsimimin dhe profesionin e ardhshëm, fëmijëria e hershme, edukimi i hershëm në fëmijërinë e hershme është vendimtare .

Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin.

Nxënës të dashur, të nderuar të pranishëm,

Arsimi është përpjekje kolektive që kërkon përfshirjen aktive të prindërve, komunitetit dhe qeverisë. Të angazhohemi bashkë, që me sistemin tonë arsimor, me shkollat tona, të rrisim qytetarë të ditur dhe breza që teksa rriten vetë e lartësojnë edhe Republikën e Kosovës.

Pra le të punojmë e le të mësojmë, le të arsimojmë e le të edukojmë ashtu qysh gjithmonë kanë qenë idealet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit e ashtu sic janë ëndrrat e fëmijëve tanë.

Gëzuar Dita e shkollës!

E gëzofshi shkollën e re! Qoftë vend i sukseseve dhe i arritjeve të shumta të përbashkëta.

Ju falemnderit./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiKrushe e Madheqeveriashkolle
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Arrestohen 4 të dyshuar dhe u konfiskohet sasi e konsiderueshme e heroinës dhe kokainës

Lajmi tjetër

Video/ Sytari sjell atmosferën nga Ajasofia, pas namazit të sabahut

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM