Një i dyshuar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit:
“Fushë Kosovë, 15.01.2022 – NN. Me datën 18.01.2022 është arrestuar i dyshuari i mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të viktimës. Viktima është intervistuar në prani të QPS-së, dhe viktima ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/