Të gjithë lajmet botërore nisin me zhvillimet e fundit rreth virusit Kovid19, kurse shifrat më të kërkuara janë ata të universitetit amerikan John Hopkins, që flasin për infektimet dhe viktimat e reja me këtë virus, informon foldrejt.com. Sipas po këtij universiteti, në momentin kur numri i gjithë të infektuarve në botë ka shkuar rreth 1.3 milion banorë, janë një duzinë shtetesh që akoma nuk kanë raportuar të infektuar.
Konkretisht bëhet fjalë për 18 shtete (në 15 mars kishte 30 shtete), që sipas të dhënave zyrtare, shpesh edhe të kontestuara, janë këto shtete pa virusin Covid19: Komoren, Kiribati, Lesoto, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Korea e Veriut, Palau, Samoa, São Tomé dhe Príncipe, Salomonen, Sudani Jugor, Taxhikistan, Tonga, Turkmenistan, Tuvalu, Vanuatu dhe Jemeni.
Është veçanërisht e dyshimtë situata në Jemen, ku mbizotëron një luftë civile, Korenë e Veriut, Sudanin Jugor. Me fat janë edhe shtetet e Oqeanisë, që janë me mijëra kilometra larg vendeve të zhvilluara dhe që kanë mungesë të theksuar të aparaturave mjekësore./Foldrejt.com