Vala e të nxehtit ka përfshirë pjesën veriore të Indisë, ndërsa në kryeqytetin New Delhi janë matur 49 gradë celsius.
Mediat lokale raportuan se termometrat treguan 49,2 gradë celsius në Mungeshpur, New Delhi dhe 49,1 gradë në Najafgarh, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shërbimi meteorologjik indian njoftoi se këto janë temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në rajon.
Autoritetet paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë shumë ujë.
Kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje shteteve dhe rajoneve nën administrimin federal të përgatisin plane veprimi për shkak të rritjes së fundit të temperaturave në vend.
Për shkak të temperaturave të larta në Indi, në shumë qytete ka pasur mungesë të ujit dhe energjisë elektrike.