Nga Kuvendi Komunal i Prishtinës kanë njoftuar se me rastin e shënimit të një-vjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, do të mbahet një seancë solemne, transmeton Fol Drejt.
Duke filluar nga ora 10:00, kjo seancë mbahet në shenjë mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/