Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova edhe pse ishte pa lojtarët kryesorë në ndeshjen kundër Zvicrës “përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë”.
“Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kreu i shtetit ia uroi kualifikimin Zvicrës në EURO 2024.