Pesë aksidente trafiku janë raportuar në qytetin e Gjilanit vetëm në 24 orët e fundit.
Përveç dëmeve materiale në secilin nga aksidentet ka pasur persona të lënduar, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10330. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë . Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Fshati Malishevë e Ultë, Gjilan, 12.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Rr. Lufta Gjilanit, Gjilan, 12.04.2022 – 16:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë femra kosovare, të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Rr. Viti, Kllokot, 12.04.2022:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësorë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/