Një rast i rrëmbimit ka ndodhur në Nikea të Greqisë mbrëmjen e 7 tetorit, me ç’rast viktimë është 14-vjeçarja, fati i së cilës ende nuk dihet.
Siç raportojnë mediat greke, 14-vjeçarja është rrëmbyer nga pesë burra derisa po ecte me të motrën, teksa ka qenë vetë motra e saj e cila ia ka treguar familjarëve rrëmbimin dhe rrethanat e rrëmbimit, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, siç bën të ditur e ëma, 14-vjeçarja nuk është viktimë rrëmbimi për herë të parë, e njëjta është rrëmbyer edhe para 20 ditëve teksa po shkonte në shkollë. E ëma dyshon se ky rrëmbim është i lidhur me rrëmbimin e parë.
“Ai e futi në makinë me dhunë, dhe e çoi diku, më pas e la një shesh në një fshat. Vajza ime ishte tmerrua. Edhe këtë herë Markela është rrëmbyer nga i njëjti person”, thotë për protothema.gr nëna e Markelës, Maria.
Kërkimet për gjetjen e 14-vjeçares po vazhdojnë ende./FolDrejt/