Viktimat ishin të moshës 19 deri në 73 vjeç, ndërsa të lënduar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe tre pasagjerë të tjerë të furgonit.
Pesë persona humbën jetën dhe pesë u plagosën kur një kamion i madh u përplas me një furgon që i përkiste një shkolle për të rriturit me aftësi të kufizuara në shtetin juglindor të SHBA-së, Arkansas, thanë sot autoritetet lokale.
Përplasja ndodhi të hënën mbrëma kur furgoni i pasagjerëve nuk arriti të shmangte një përplasje me një kamion që transportonte vaj ushqimor, shtoi policia e Arkansas, raporton AP.