Të paktën pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që ndodhi sot në një xhami në provincën Hadramaut në lindje të Jemenit, raporton N1, transmeton Fol Drejt.
Sulmi ndodhi gjatë namazit të së premtes në një xhami në lagjen Jabus dhe u krye me një granatë dore.
Duke cituar deklaratat e zyrtarëve të sigurisë, stacioni televiziv lokal raporton se edhe sulmuesi u vra në sulm dhe se numri i të vdekurve është potencialisht më i lartë se sa ishte raportuar fillimisht.
Thuhet se sulmuesi, i cili tentoi të arratisej pasi shpërtheu bombën, u vra nga vendasit./FolDrejt/