Pesë persona humbën jetën, përfshirë një pacient dhe staf mjekësor, kur një aeroplan spitalor u rrëzua në shtetin amerikan të Nevadës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:15 të së premtes mbrëma, kur qendra e dispeçimit të Lyon County filloi të marrë telefonata të shumta për një aksident të mundshëm avioni pranë Stagecoach, Nevada, rreth 70 kilometra në lindje të Reno, raportoi “ABC”.
Care Flight, pjesë e organizatës lokale të urgjencës REMSA, me qendër në Reno, konfirmoi se avioni Pilates PC 12 u zhduk nga radari pranë Stagecoach./FolDrejt/