Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri i cili ishte ngritur në fluturim për të përcaktuar zjarret pyjore të mundshme në rajonin Yangyang të Koresë së Jugut.
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, helikopteri i llojit Sikorsky u ngrit në ajër për të përcaktuar zjarret e mundshme pyjore në Yangyang në jug të vendit, shkruan, AA, transmeton Fol Drejt.
Helikopteri u rrëzua në një zonë të lartë në afërsi të një tempulli budist në rajon rreth orës 10:50 sipas kohës lokale.
Zjarri në helikopterin e ndarë në pjesë në aksident, u shua si rezultat i punimeve të ekipeve zjarrfikëse që mbërritën në vendin e ngjarjes.
Ekipet njoftuan se në vendin e aksidentit gjetën 5 trupa dhe mendohet se 2 prej tyre i përkasin pilotit dhe teknikut të helikopterit./FolDrejt/