Në një shpërthim makine pranë ndërtesës së një kompanie televizive në Melitopol, në rajonin Zaporozhye në Ukrainë, mbetën të plagosur pesë persona – punonjës dhe qytetarë të ZaTV, raportojnë mediat ruse.
Nga shpërthimi janë dëmtuar fasada dhe xhamat e objektit, ndërsa shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e shpërthimit.
Vladimir Rogov, anëtar i Këshillit Kryesor të Administratës së Rajonit të Zaporizhia, njoftoi se një sulm terrorist ndodhi në Melitopol dhe se, sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, shpërtheu një mjet shpërthyes i improvizuar, përcjell Fol Drejt.