Një incident është shënuar në mbrëmjen e djeshme në Obiliq, me ç’rast janë përleshur pesë persona, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave të policisë, personat në fjalë janë arrestuar dhe dy prej tyre është dashur t’i nënshtrohen tretmanit mjekësor.
“Obiliq 02.08.2022 – 19:13. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur fizikisht. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/