Pesë persona janë rrahur mes veti në Komoran.
Rasti është raportuar rreth orës 21:40, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ata kishin një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Raportohet gjithashtu se të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/