Pesë persona janë raportuar të lënduar nga aksidentet e trafikut në rrugët e Prizrenit.
Rastet janë raportuar gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Rr Ukshin Hoti, Prizren 23.03.2023-06:50. Ka ndodhë aksident trafiku ne mes të tre veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovar të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull kosovar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr.Ahmet Prishtina, Prizren 23.03.2023-11:00. Ka ndodhë aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.
Prizren 23.03.2023 – 15:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një mjeti pune në lëvizje dhe një motoçiklete, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 23.03.2023 – 17:20. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçiklist me ngasës mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spital”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/