Puna e metrosë në Kiev është pezulluar në të gjitha linjat, dhe stacionet e nëntokës po punojnë si strehimore.
Policia Kombëtare e Ukrainës njoftoi se pesë persona mbetën të vrarë dhe 12 të plagosur nga bombardimet ruse të mëngjesit të sotëm të Kievit.
Thuhet se shumica e raketave kanë goditur qendrën e kryeqytetit ukrainas dhe se ekipet e shpëtimit dhe mjekësore janë në terren, raporton Interfax Ukraine./FolDrejt/