Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se tri nga to kanë ndodhur në Prishtinë e Podujevë, një në Gjakovë e tjetra në Malishevë, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë 08.10.2023 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Podujevë 08.10.2023 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosjeje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 08.10.2023 – NN. Viktima femër kosovare me datën 08.10.2023 ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pasur dhunë psikike dhe fizike. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjakovë 08.10.2023 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë 08.10.2023 – 14:00. I dyshuari kosovar ka sulmuar fizikisht 3 viktimat femra kosovare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar ndihma mjekësor. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia./FolDrejt/