Në Burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje.
Atje një i burgosur është rrahur nga pesë të burgosur të tjerë. Më këtë rast viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Fol Drejt.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.