Kërkimet për të zhdukurit janë ndërprerë për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut nga shembja e objektit.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një fabrikë ëmbëlsirash në veriperëndim të Japonisë, shkruan AA.
Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe një person është ende i zhdukur pas zjarrit në prefekturën bregdetare Niigata, transmeton Fol Drejt.
Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se dhjetëra punëtorë ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri.
Ekipet zjarrfikëse e kanë vënë zjarrin nën kontroll pas përpjekjeve 9-orëshe, kurse kërkimet për të zhdukurit janë ndërprerë për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut të shembjes së objektit.
Fabrika menaxhohet nga prodhuesi i ëmbëlsirave Sanko Seika./FolDrejt/