Janë pesë grupe ushqimore që duhet t’i konsumoni nëse dëshironi të keni vakte të shëndetshme dhe ushqyese çdo ditë.
Sipas udhëzimeve MyPlate të USDA-së për ushqim të shëndetshëm, ekzistojnë pesë grupe ushqimore ku të gjithë duhet të fokusohen. Ushqimet që duhet të konsumoni janë ushqime me të cilat tashmë jeni shumë të njohur. Këto pesë ushqime duhet t’i hani çdo ditë, përcjell Fol Drejt.
Fruta
Frutat nuk janë vetëm të pasura me fibra, por gjithashtu përmbajnë sheqerna natyrale që i bëjnë frutat një ëmbëlsirë të shijshme për t’u shtuar në çdo vakt. USDA rekomandon të hani fruta të plota. Ju madje mund të shijoni smoothie me fruta dhe smoothie që janë të mira për të rritur imunitetin tuaj.
Perimet
Perimet janë një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur vaktet pa shumë kalori. Përveç kësaj, perimet mund të konsumohen në forma të ndryshme. Bëni një pjatë me spinaq, patate, karrota, bizele, speca, qepë etj.
Drithërat
Ndryshe nga mendimi popullor, dieta në fakt duhet të përmbajë karbohidrate, veçanërisht drithërat që nuk janë privuar nga lëndët ushqyese, përfshirë fibrat, të cilat do t’ju mbajnë më të ngopur për më gjatë. Disa nga drithërat më të mira për përgatitjen e vakteve janë tërshëra, gruri, orizi kaf etj.
Proteinat
Proteinat janë thelbësore në dietë, sepse konsumimi i tyre ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm, duke përfshirë muskujt dhe metabolizmin. Disa nga proteinat më të mira për t’u konsumuar janë peshku, vezët, arrat, farat, etj.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit mund të shërbejnë si një burim shtesë proteinash në dietën tuaj, e cila është e dobishme për të krijuar një ndjenjë të ngopjes pas një vakti. Është shumë e rëndësishme që dieta juaj të përfshijë qumësht, kos, kefir, djathë etj./FolDrejt/