Larja e ushqimit përpara gatimit nuk është gjithnjë e dobishme.
Larja e ushqimit bëhet për të eliminuar çdo mbetje dhe substanca jo të shëndetshme që shpesh disa ushqime përmbajnë, përcjell Fol Drejt.
Por, edhe pse është e vërtetë për shumicën dërrmuese të ushqimeve, duke filluar nga frutat dhe perimet, në disa raste kjo këshillë nuk vlen.
Në fakt, ka disa ushqime që nuk duhen shpëlarë kurrë me ujë të rrjedhshëm, secila për arsyen e vet. Ajo mund të ketë të bëjë me shijen ose sigurinë ushqimore.
Nëse jeni kuriozë të zbuloni se cilat ushqime nuk duhen larë mund ta mësoni atë më poshtë.
Pula
Pula është nga natyra, e mbuluar me baktere të caktuara. Megjithatë, nuk është uji që i eliminon, por gatimi. Vetëm temperaturat e larta janë në gjendje të vrasin bakteret.
Nga ana tjetër, një numër i madh i helmimeve nga ushqimi, ndodh për shkak të enëve ose në sipërfaqeve të tjera të kuzhinës ku ky mish mund të vendoset dhe bakteret të kenë mundësi të përhapen.
Vezët
Për të parandaluar depërtimin e bakterit përgjegjës për salmonelën, që gjendet në lëvozhgën e vezëve, në vezë gjendet edhe një substancë që është në gjendje ta parandalojë këtë. Dhe larja e tyre me ujë të rrjedhshëm rrezikon të humbasë efektivitetin e kësaj substance.
Makaronat
Ndryshe nga ç’ndodh me disa drithëra të tjeta, të cilat para gatimit kalohen vazhdimisht nën rrjedhën e ujit të ftohtë, me makaronat kjo nuk është e nevojshme.
Arsyeja? Shtresa e tyre jashtme do të largohet, e bashkë me të edhe aftësia për të thithur më shumë lëng dhe një pjesë e niseshtes do të shpërbëhet.
Kërpudhat
Kërpudhat janë të ngjashme me sfungjerët. Larja e tyre me ujë rrezikon që kërpudhat të thithin ujë dhe shija e tyre të ndryshohet.
Në rast se nuk mund t’i rezistoni pastrimit, kalojini shpejt nën ujë, thajini menjëherë me letër thithëse dhe ziejini menjëherë.
Mishi i kuq
Larja e mishit të kuq para gatimit nuk rkomandihet. Përveç rrezikut të lartpërmendur të kontaminimit me bakteret që përmban, larja krijon probleme me gatimin.
Mishi thith edhe më tepër lagështi, që sigurisht nuk ju jep më një shije të shkëlqyer. Por nëse e lani, të paktën përpiquni ta thani mirë me letër thithëse kuzhine./FolDrejt/