Pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime të detyrës e për falsifikim.
Të njëjtit kanë keqpërdorur dhe falsifikuar dokumente lidhur me furnizim me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Më tutje, në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se të arrestuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/