Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale nga Serbia, nuk do të lejohet nga bashkësia ndërkombëtare – thonë mediat opozitare, transmeton Fol Drejt.
Edhe pse Aleksandër Vuçiq duket sikur e ka shqyrtuar këtë opsion, për bashkësinë ndërkombëtare do të thoshte t’ia fuste “gishtin në sy” ekipit ndërkombëtar që është ivolvuar në procesin e bisedimeve për Kosovën.
Ish-ambasadori Nebojsha Vujovic ka thënë se:
“Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët janë të angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të ashtuquajturit ‘Big Five’, nuk do ta lejojnë Aleksandar Vuçiqin të shpallë zgjedhje të parakohshme sepse, sipas tyre, do të duhej shumë kohë për të zbatuar marrëveshjen për Kosovën. Vuçiq është në një situatë shumë të vështirë dhe pushteti i tij politik është pranë fundit. “Tani socialistët e kanë kuptuar se politika e Vuçiqit mund t’i zhys ata në ujë”, theksoi Vujovic.
Koalicioni i mazhorancës ndodhet në krizë, sidomos pas debatit të zjarrtë për Kosovën. Në këtë atmosferë aspak miqësore, Vuçiq do një arsye shtesë për ta zvarritur procesin./FolDrejt/