Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe në Tunizi ka thënë se trupat e tetë emigrantëve janë gjetur nga peshkatarët në brigjet juglindore.
Sipas BBC, mendohet se varka e tyre u mbyt afër fundit të muajit të kaluar.
Anija mendohet se mbante 18 persona.
Familjet e të zhdukurve kishin protestuar në qytetin Zarzis, duke thënë se duhet bërë më shumë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me ata që ishin në bord./FolDrejt/