Policia e viseve bregdetare të Greqisë ka raportuar se gjatë ditës së sotme është gjetur një kufomë pa kokë dhe pa këmbë.
Autoritetet e rrethit të Selanikut janë informuar për rastin nga një peshkatar, i cili ka hasur në mëngjesin e sotëm në kufomën në zonën e Kaçorit, transmeton Fol Drejt.
Kufoma e cila duket se ka një kohë të gjatë që ka qëndruar në vendngjarje është e gjymtuar, çka e vështirëson identifikimin e saj nga policia dhe organet e rendit./FolDrejt/