Peshkopët portugezë u kërkuan falje viktimave të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë.
Peshkopët u takuan në Fatima në një mbledhje plenare të Konferencës Episkopale Portugeze (CEP), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
CEP-i lëshoi një deklaratë pas takimit, duke kërkuar falje për viktimat në gjithë vendin.
Ky hap erdhi pasi një njoftim i një komiteti të pavarur muajin e kaluar zbuloi se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga kleri katolik në Portugali që nga viti 1950.
Pasi 512 persona dolën me dëshmi, koordinatori i hetimit, Pedro Strecht, tha se ky ishte një numër “minimum absolut” i viktimave.
Hetimi tregoi gjithashtu se 96 për qind e abuzuesve ishin burra dhe 77 për qind ishin priftërinj./FolDrejt/