Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se zgjerimi i bllokut ushtarak nuk do ta bëjë Evropën apo botën më të qëndrueshme.
Rusia thotë se plani i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n është “padyshim” një kërcënim për veten.
Ai ka deklaruar se hapat e ndërmarra nga Finlanda për t’u bashkuar me NATO-n janë shkak për keqardhje dhe një arsye për të imponuar një përgjigje simetrike, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se Finlanda kishte ndërmarrë “hapa jomiqësorë” kundër Rusisë.
I pyetur se çfarë forme do të kishte reagimi i Rusisë, ai tha: “Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet ky proces i zgjerimit të NATO-s”./FolDrejt/