Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se një bisedë e mundshme telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të ndihmojë për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit.
Ai shtoi se vetëm zbatimi i plotë i marrëveshjes do të lehtësojë rinovimin e saj, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Më herët, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se palët negociuese po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e grurit./FolDrejt/