Deklaratat e autoriteteve ukrainase për gatishmërinë e tyre për të “vrasur rusët në të gjithë botën” konfirmojnë edhe një herë se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të nisur një “operacion special ushtarak” ishte i saktë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se shërbimet speciale të Rusisë do t’i marrin parasysh këto deklarata dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme në këtë drejtim, raporton TASS, përcjell Fol Drejt.
Agjencia kujton se kreu i Shërbimit Informativ ukrainas të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kiril Budanov, deklaroi se ushtarët ukrainas “vranë dhe do të vrasin rusët kudo në botë deri në fitoren e plotë të Ukrainës”./FolDrejt/