Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në Moskë se Rusia nuk sheh nuk e sheh si opsion dialogun tani.
Peskov u tha gazetarëve se nuk ka një mundësi të tillë për momentin.
“Kur është fjala për dialogun, ne kemi thënë vazhdimisht se nuk ka një opsion të tillë tani. Nuk është e dukshme, as nuk ka ndonjë parakusht”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, tha javën e kaluar se negociatat me Ukrainën janë “të pamundura” përderisa presidenti Volodymyr Zelensky është në pushtet në Kiev. Kujtojmë që shumë shtete kanë bërë thirrje që problemet mes dy vendeve të zgjidhen me dialog, por mbetet të shihet nëse do të ketë diçka të tillë, transmeton Fol Drejt.