Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i komentoi dokumentet e Pentagonit në internet si mjaft interesante, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Të gjitha ato janë studiuar, analizuar dhe diskutuar gjerësisht,” vuri në dukje Peskov.
Ai iu përgjigj gjithashtu akuzave për përfshirjen e Rusisë në rrjedhjen e informacionit.
“Ne të gjithë e dimë se ekziston një tendencë e tillë për të fajësuar Rusinë për gjithçka, gjithmonë dhe kudo, por kjo është një sëmundje e zakonshme, kështu që nuk ka asgjë për të komentuar”, tha ai.
I pyetur për mundësinë që Uashingtoni të spiunonte edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Peskov tha se nuk mund të përjashtohet.
“Është fakt që ShBA-të spiunuan shumë krerë shtetesh, veçanërisht në kryeqytetet evropiane. Kjo ka ndodhur më shumë se një herë, duke shkaktuar situata të ndryshme skandaloze,” vuri në dukje ai.
Më parë, CNN, duke cituar dokumente sekrete të Pentagonit të zbuluara në internet, njoftoi se ShBA kishte spiunuar Zelensky.
Kujtojmë se dokumentet e Pentagonit për luftën në Ukrainë, të cilat u publikuan në media dhe rrjete të shumta sociale, vinin në dukje edhe për një sërë aktivitetesh spiunazhi të ShBA-së që përfshinin Rusinë dhe aleatët perëndimorë.
Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, zbulojnë shtrirjen e përgjimeve amerikane të aleatëve kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën.
Ajo që është veçanërisht interesante ka të bëjë me përgjimin e zyrtarëve ukrainas. Përkatësisht, CNN analizoi 53 dokumente të publikuara dhe deklaroi se të gjitha komunikimet kanë të bëjnë me periudhën nga mesi i shkurtit deri në fillim të marsit. /FolDrejt/