Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se djali i tij Nikolai ishte në Wagner dhe se ai shërbeu pothuajse gjashtë muaj në Ukrainë.
“Po, me të vërtetë, ai mori pjesë në një operacion special ushtarak,” tha Peskov në konferencë për media. Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjes se pse djali i tij vendosi të bashkohet me vagneritët dhe jo me forcat e rregullta ruse.
Peskov pretendon se ishte vendimi i tij, duke theksuar se Nikolai kishte shërbyer më parë në forcat e armatosura ruse për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese. /FolDrejt/