Forcat ruse janë të vendosura për të kapur pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore që Moska i ka pretenduar si të sajat, ka thënë Kremlini, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia ende duhet të “çlirojë” pjesë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Moska pretendoi se kishte aneksuar katër rajonet e Ukrainës pas mbajtjes së të ashtuquajturave referendume në shtator.
Kievi dhe Perëndimi i hodhën poshtë votat si false dhe të paligjshme./FolDrejt/