Shtrirja e zonës së sigurisë ose korridorit në Ukrainë do të varet nga gama e armëve ukrainase, nga të cilat territori rus duhet të mbrohet, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kjo varet nga llojet e armëve që përdor Ukraina. Sa më të mëdha të jenë karakteristikat luftarake të armëve të Ukrainës, aq më e madhe duhet të jetë kjo distancë. Qëllimi kryesor është i qartë: të sigurohet që qytetarët rusë të mos shënjestrohen me këto armë,” tha Peskov. raporton TASS.
I pyetur nëse ka një afat për krijimin e një zone të tillë sigurie, zëdhënësi i Kremlinit tha se procesi në fakt zgjat “rreth një vit e gjysmë”./FolDrejt/