Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se masat e mbrojtjes ajrore po zbatohen në Moskë, siç dëshmohet nga rrëzimi i të gjithë dronëve ukrainas që u nisën mbrëmë për të sulmuar kryeqytetin rus.
“Siç e dini, dronët janë neutralizuar dhe po merren masa të mëtejshme në këtë drejtim. Sa i përket zhvillimit të sistemit të mbrojtjes dhe sigurimit të veprimit më intensiv të tij, kjo është çështje e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Peskov, transmeton TASS.
Sipas tij, të gjitha shërbimet që sigurojnë sigurinë e Krimesë dhe rajoneve të tjera ruse po marrin masat e nevojshme mes sulmeve të shtuara me dron ukrainas.